Amnistia fiskale, mbyllni detyrimet që të falen gjobat për periudhën 2011-2014

arben-ahmetaj

Pas vendimit për faljen e plotë të gjobave dhe detyrimeve të prapambetura tatimore para 31 dhjetorit të vitit 2010, qeveria po përgatit një formulë të re për faljen e gjobave nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se për këtë periudhë të dytë të amnistisë fiskale do të falen vetëm gjobat dhe jo detyrimet. Kjo do të thotë se bizneset që kanë marrë gjoba përgjatë periudhës 2011-2014 duhet të paguajnë detyrimin në mënyrë që të përfitojnë faljen e gjobave bashkë me interesin.

Ndërsa pas datës 31 dhjetori 2014 qeveria planifikon të falë vetëm gjobat e vendosura për mosdorëzimin në kohë të formularit të punësuarëve.

Fshirja e detyrimeve tatimore për një pjesë të bizneseve arrin shumën rreth 24 miliardë lekë. Më herët Ministria e Financave ka rënë dakord edhe me Fondin Ndërkombëtar Monetar për ligjin e amnistisë fiskale.

Pin It