Ardit ferizi, hakeri kosovar qe furnizoi listen e zeze te isis me emrat e qeveritareve dhe ushtarake amerikane

BBuAdrhNjë shantazhues kompjuteri, I cili e quan veten “Hakeri Shqiptar”, ka lënë një mesazh për administratorin e një uebsajti të një dyqani me pakicë në internet në Ilinois të SHBA: “Paguaj dy Bitcoins, ose rreth 500 dollarë, në të kundërt do të heq të gjitha produktet nga dyqani!”.  Lajmi është bërë I ditur nga MSN neës në versionin amerikan që shkruan se shantazhe të tilla janë të shpeshta nga hakerat që marrin nën kontroll kopjuterat dhe I lirojnë ata vetëm kundrejt një pagese. Por sipas MSN kjo çështje ishte më shume se një shantazh digjital. Hakeri kishte lidhje të ngushta me Divizionin e Sulmeve Kibernetike të Shtetit Islamik dhe më herët I kishte siguruar ISIS një “listë personash për tu ekzekutuar”, me idenditete të 1351 qeveritarësh amerikanë dhe më shumë se 100 mijë emra nga personeli ushtarak amerikan, e të dhëna në karta krediti si dhe numra të Sigurimeve Shoqërore. Të gjitha këto ai I kishte marrë nga serveri qeveritar I SHBA. Emri I hakerit shqiptar nga Kosova, është Ardit Ferizi, I cili ka vepruar në favor të një grupi të caktuar dhe për përfitime vetjake, me mënyra kriminale. Kjo është konfirmuar nga asistent gjenerali në Këshillin Kombetar AMerikan, Xhon Karlin. 21-vjeçari Ferizi, u ekstradua nga Malajzia vitin e kaluar, dhe ka pranuar se u ka siguruar terroristëve material dhe ka bërë për ta sulme kibernetike. Sipas MSN, arrestimi I kosovarit ishte rasti I parë I suksesit të SHBA në luftën kundër hakerëve që ndihmojnë terroristët. Ferizi është nga qyteti I Gjakovës dhe përdorimin e kopjuterit e ka mësuar vetë. Ai ka krijuar grupimin “Kosova Hacker Security” dhe ka kryer sulme kibernetike ndaj Serbisë, Greqisë, Ukrainës, Francës, SHBA dhe serverave të Mikrosoftit.  Tashmë 21-vjeçari është bërë object studimi për shumë universitete tenkologjie në SHBA.

Pin It