Vonesa, Komisioni i posaçëm ende pa përgatitur draftin final

komisioni i posacem

Ndërsa ora 21:00 ka shkuar Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi ende nuk ka dorëzuar në parlament, draftin me ndryshimet e bëra sipas konsensusisit. Pas arritjes së marrëveshjes u la një hapësirë kohore për ta transkriptuar por duket se diçka nuk ka shkuar ashtu siç duhet çka ka sjellë edhe këtë vonesë. Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se drafti është shkruar nga dy ekspertët e huaj dhe po bëhej përkthimi në shqip për të qenë I qartë të gjithë  deputetët.

Ndërkohë më herët Kryeministri Rama mblodhi grupin parlamentarë ku mësohet se u ka kërkuar miratim unanim të reformës në drejtësi.

Pin It