Zbardhet formula që u arrit konsensusi për zgjedhjen e antarëve të KLGJ dhe KLP. Ndërkombëtarët do të kenë vetëm rol rekomandues

57daaf5b-7976-4d0f-83f1-411ee9d81286---0

Pas më shumë se 7 orë ngujim në kuvendin e Shqipërisë, është arritur konsensusi për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve për dy institucionet e reja të cilat do të hapen për Këshillin e lartë të gjyqësorit dhe të prokurorisë.

Lulëzim Basha ka rënë dakord me propozimin e ambasadorëve për të cilën dy liderët e tjerë Rama dhe Meta kishin rënë dakord më parë.

Mësohet se Formula e re për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP është e njëjtë me atë të vetingut.

Formula për zgjedhjen e anëtarëve të KLGj dhe KLP, parashikon vetingun përmes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të gjithë anëtarëve të KLGj dhe KLP. OMN do të jetë një organ rekomandues dhe jo vendimmarrës. Gjithashtu formula e re parashikon edhe hedhjen e shortit në rast se gjatë dy raundeve të para të votimit, Parlamenti nuk i zgjedh dot anëtaret e këtyre dy trupave.

Kështu, 5 nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të përzgjidhen nga një komision prej 5 anëtarësh në Parlament, 3 nga mazhoranca dhe dy nga opozita.

Pin It