Komunitetet e krishtera: Gjeni gjuhën e përbashkët për reformën në drejtësi

239207

Komunitetet e krishtera të Shqipërisë i bashkohen thirrjes për miratimin e reformës në drejtësi, përmes një deklarate të përbashkët publike. Kisha Katolike, Kisha Ortodokse dhe Vëllazëria Ungjillore ftojnë palët politike të bien në konsensus për këtë refofmë të mbështetur edhe nga ndërkombëtarët.

Në deklaratë të tri komunitetet bëjnë thirrje për marrjen e vendimeve me përgjegjësi, jashtë interesit vetjak dhe në interes të vendit.

“Gjetja e konsensusit për miratimin e reformës në drejtësi do të shtojë besimin e popullit te faktori politik dhe do të ndikojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, ku shteti i së drejtës do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të së mirës së përbashkët”, – thuhet në deklaratë.

Kishat e krishtera i cilësojnë jetike orët përpara votimit të reformës dhe shtojnë se është koha për të lënë mënjanë retorikën konfliktuale dhe për të kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë.

Pin It