Reforma në drejtësi, Ambasada e SHBA: Basha propozim të ri, e papranueshme

amba

Ambasada amerikane në një reagim për emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare është shprehur edhe një herë e zhgënjyer nga kreu i opozitës Lulëzim Basha. Sipas tyre Basha pas deklaratës për arritjen e një marrëveshje ka ardhur sërish me një propozim të ri që sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e papranueshme.

Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme.

Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE.

Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik”.

Ndërkohë nga ana tjetër deputeti i partisë demokratike Genc Strazimiri në profilin e tij facebbok ka shkruar se drafti duhet të mbyllet sonte në mënyrë që reforma në drejtësi të miratohet nesër.

Strazimiri: Drafti duhet miratuar sonte

20:49-“Drejtësia”, Burimet: Kërkohen ndryshime në draft, rrezikohet konsensusi

Është mbledhur komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi. Burime brenda mbledhjes thonë se janë kërkuar ndryshime në draftin përfundimtar, të cilat rrezikojnë të prishin konsensusin e arritur.

Ndryshimet janë kërkuar në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Për këtë arsye, ndërkombëtar janë vënë në lëvizje për të mos prishur konsensusin e arritur.

Burime nga Partia Demokratike thanë se është kërkuar mbledhja e komisionit të posaçëm për drejtësinë që marrëveshja e dakordësuar në nivel parimor të zbardhet si amendament konkret dhe t’i shtohej projektligjit që është depozituar në Kuvend.

“Kjo duhet të miratohet se s’bën sonte se në bazë të nenit 77/a të rregullores së Kuvendit, nesër nuk mund të paraqiten amendamente për ndryshime kushtetuese çka rrezikon që reforma  të mos miratohet”, thanë burimet.

Më tej thuhet se Partia Demokratike nuk kërkon ndryshime në KLGJ e KLP por “kërkon për të katër organet të respektohet rekomandimi 88 i Venecias sipas marrëveshjes së rënë dakord”.

Sipas burimeve, PS kërkon që formula e sotme të jetë për Vettingun, ndërsa për KLGj e KLP të mbetet versioni me 2/3.

19:29– Meta kërkon që drafti hibrid të përmbyllet brenda ditës së sotme

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka kërkuar grupit të negociatorëve të reformës në drejtësi të mblidhen brenda ditës së sotme për të përfunduar draftin hibrid.

Me këtë vendim, synohet që të përmbyllet përfundimisht konsensusi i arritur në mënyrë që gjatë seancës së nesërme të miratohet varianti përfundimtar në Kuvend.

Pin It