Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, përplasje dhe tone të ashpra mes palëve

konferenca_e_kryetareve-1

Ka nisur i vrullshëm me zhvillime politike mëngjesi i ditës së sotme kur na ndajnë vetëm më pak se një orë nga hapja e seancës në Kuvend ku është rënë dakord që të votohet për reformën në drejtësi.

Pas gëzimit të konsensusit të arritur mesditën e djeshme, në mbrëmje politika shqiptare i’u rikthye avazit të vjetër dhe reforma duket se nuk ka konsensus.

Para nisjes së seancës në Kuvend, është mbledhur Konferenca e Kryetarëve në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Mësohet se palët do të kërkojnë që të mblidhet komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi. Në fjalët e tij kreu i Kuvendit tha se kishte kërkuar mbledhjen e Komisionit për të reflektuar mbi marrëveshjen. Seanca e sotme e Kuvendit duhet të ishte solemne, tha Meta. Kreu i Kuvendit i bëri thirrje të gjitha palëve të jenë të pranishëm në këtë marrëveshje.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është përplasur sot në mbledhjen e kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvend, ku tonet e zërit mes dy palëve kanë qenë të larta, pasi Meta i ka kërkuar Xhafës llogari se përse nuk e ka mbledhur mbrëmë Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, ndërkohë që Xhafa i është kundërpërgjigjur duke i thenë se duhej të ulte zërin, pasi nuk merrte urdhra prej tij. 

Meta kërkoi sqarime nga Xhafaj për mosmbledhjen e Komisionit një ditë më parë. Por Xhafaj tha se Komisioni është mbledhur dy ditë përpara në detyrim të përgatitjes së seancës.

“Komisioni nuk mblidhet për të lexuar letrën e komisionerit Hahn. Komisioneri Hahn nuk është marrëveshje, është letër dhe letra duhet të kthehej në marrëveshje. Projekti kushtetues që ne kemi ka aktorë dhe ndërkombëtarët. Duhet të hyjmë në organizata ku rregullat e lojës i përcaktojnë ndërkombëtarët”, tha Xhafaj, i cili shtoi se ajo që e ka bojkotuar rregullisht këtë komision ka qenë opozita.

Mbledhja duhet të kishte një karakter të mirëfilltë procedural. Mbledhja duhet të ishte mbajtur për të mos penguar seancën e sotme në Kuvend.

Ndërsa, kreu i grupit Parlamentar të LSI u shpreh se mbledhja një ditë më parë duhet të ishte mbajtur për të mos penguar seancën e sotme në Kuvend. Mbledhja duhet të kishte një karakter të mirëfilltë procedural, theksoi ai.

Petrit Vasili tha më tej se pika e mbetur pezull, ajo e vetingut, sot nuk mund të shkojë në seancë.

“Negociatorët politikë janë shqiptarë, të huajt asistojnë. Por negociatorët nuk erdhën, nuk duhet të kishim mbetur në këtë situatë që jemi aktualisht, kemi apo jo një draft. Po na kërkohet të votojmë një gjë që nuk është miratuar ende”, tha Vasili.

Pin It