Megjithëse Konferenca e Kryetarëve dështoi në gjetjen e një marrëveshjeje për të shqyrtuar në seancë plenare reformën në drejtësi, Kuvendi nisi punimet dhe ai që mori fjalën i pari ishte kryetari Ilir Meta.
Kryeparlamentari <eta thekso rëndwsinë e konsensusit të përbashkët dhe tha që është koha ti japim fund tranzicionit dhe të votojmë reformën në drejtësi.
“Konsensusi është i rëndësishëm sepse kjo është Kushtetutë e re e Shqipërisë, që nuk duhet të votohet në mënyrë të njëanshme, sepse ka të bëjë me Shqipërinë në 30 vitet që vijnë. Është bërë një punë e jashtëzakonshme dhe duhet të përmbyllet me sukses”, tha Meta.
Gjithashtu Meta deklaroi se seanca plenare nuk nuk do të mbyllet pa u miratuar ndryshimet e reformës kushtetuese.
“Seanca nuk do të mbyllet pa u miratuar ndryshimet e reformës kushtetuese, më vjen keq që nuk filloi në mënyrë solemne sic u dakordësua. Kompromisi ishte arritur por na u prish në mes të natës. Nëse hyjmë në votim me deputetë patriot. Nuk na duhem deputetë patriotë por konsensus patriotikë. I kam bërë thirrje Lulzim Bashës por dhe Sali Berishës parmbrëmë për të pranuar marrëveshjen. Është i rëndësishëm konsensusi patriotik pasi është Kushtetutë e re e cila do të votojë në mënyrë”, tha Meta.