Turqia ka hyrë sot ne ditën e parë të plotë të gjendjes së jashtëzakonshme të deklaruar nga presidenti i shtetit, Recep Tayyip Erdogan.
Ky vendim erdhi pas takimeve maratonë të këshillit të sigurisë kombëtare të vendit dhe kabinetit në Ankara.
Neni 121 i kushtetutës turke, i cila rregullon gjendjen e jashtëzakonshme kërkon që parlamenti të japë miratimin e tij për vendimin dhe vendos një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh për të. Kjo i lejon kabineti nën kryesinë e presidentit të nxjerrë dekrete që kanë fuqinë e ligjit në çështjet që lidhen me gjendjen e jashtëzakonshme.
‘’Gjendja e jashtëzakonshme nuk është kundër demokracisë, sundimit të ligjit dhe lirisë’’, tha Erdogan, duke shtuar se vendi nuk do të bëjë kompromis për demokracinë.
Njoftimi do të ngrejë shqetësime të mëtejshme në lidhje me kufizimet në liritë dhe të drejtat në Turqi, e cila ishte tronditur nga përpjekjet që kanë ndodhur së fundimi.
Gjithashtu, shqetësimi rritet mbi shkallën e shtypjes që ka në shënjestër mijëra gjyqtarë, nëpunës civilë, mësues,policë dhe ushtarë, ku mes frikës së përhapur të rritet autoritarizmi nga ana e Erdoganit .
Erdogan tha se masa ishte e nevojshme dhe se evropianët “nuk kanë të drejtë të kritikojë “vendimin për të zbatuar gjendjen e jashtëzakonshme. Ky ishte takimi i parë midis Erdoganit dhe stafit të lartë në një samit kombëtar të sigurisë në Ankara që pas trazirave ku u vranë më shumë se 200 persona dhe mijëra të plagosur.