Selami dhe Bregu: Reforma në drejtësi duhet të votohet sot

Eduart Selami dhe Majlinda Bregu kanë përsëritur qëndrimin e tyre duke thënë se reforma në drejtësi duhet të votohet sot.

“Janë të pakendshme, të parpritura, por ju sigurioj që askush nuk ndalë reformën në drejtësi që është hap i rëndësishëm që ka mbështetjen e popullit të SHBA dhe BE. Reforma në drejtësi do të bëhet me konsensus sipas draftit të Nuland dhe nuk ka kthim prapa. Kushdo që përpiqet me dashje apo pa dashje të pengojë këtë nuk ka sukses dhe kjo është një ditë historike. Refoma duhet miratuar sot, sa më parë aq më mirë. Ne kemi akoma një vendim grupi të PD unanim që jemi për miratimin e reformës”, tha Selami

“Më vjen keq të them por burrat po bëhen më keq se gratë e këqija. Kjo marrëveshje dhe kjo reformë sot duhet të votohet. PD ka marrë dje një vendim për të miratuar reformën në drejtësi. Kaq këtu ka mbaruar misioni ynë. Reforma në drejtësi duhet të votohet”, tha Bregu

Edhe Albana Vokshi deklaroi votën pro për reformën në drejtësi.

Pin It