Google prezanton aplikacionin Google Art & Culture

google-arts-culture-1-780x439

Google Art & Culture sjell veprat e mëdha artistike të ngjashëm me Google Street View dhe Google Photos. Google përmes aplikacionit Art & Culture ka mbledhur mbi 1,000 muze dhe i ka sjellur ato para syve tuaj.

Aplikacioni është më shumë se galeri e artit online, ai  sjell koleksionet e këtyre muzeve në një aplikacion të vetëm.  Art & Culture përmbledh një sërë tiparesh të aplikacioneve si Google Photos, Street View dhe videot 360 shkallë për të sjellë historinë në jetë.

Gjithashtu, ky aplikacion shfaq lajme të përditshme, ekspozita të ndryshme prej muzeve në partneritet, ju lidh me kanalin e tij në Youtube dhe ka një tipar që identifikon pikturat në muze të ndryshëm.

Pin It