Në kryesinë e Kuvendit ndodhet kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Lulzim Basha, nënkryetari i komisionit të reformës Oerd Bylykbashi dhe ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe e BE-së Romana Vlahutin të cilët vijojnë negociatat që prej orës 11:30.
Para këtij takimi zoti Meta shtyu diskutimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend me qëllim vijimin e negociatave duke i kërkuar Bashës të sqarojë pozicionin e tij me ambasadorin Donald Lu. Meta këmbëngul në një votim me konsensus patriotik të reformës. Rama ndodhet në Kuvend dhe deri tani nuk është pjesë e negociatave.