Kodheli: Reforma në drejtësi do të realizohet, do t’ia dalim

1469099064vlcsnap-4287373

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është shprehur optimiste se reforma në drejtësi do të realizohet. Në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, Kodheli ka thënë se klasa politike do t’i përmbushë përgjegjësitë e saj.

“Kemi një ngarkesë të madhe, një përgjegjësi të madhe dhe do ta përfundmojmë këtë proces. Jam besimplotë se do t’ia dalim. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë shumë më shumë se sa kaq”, ka thënë Kodheli.

Ajo ka theksuar se, optimizmi i saj vjen nga morali mbi të cilin mazhoranca ka ngritur këtë proces.

“Flas këtu për moralin e PS dhe qeverisë. Që në fillim jemi përpjekur të bëjmë më të mirën. Po kujtoj këtu apostulatin e Shekspirit: “Nuk ka gjëra të pamundura, ka vetëm njerëz të pazotë”. Ne nuk jemi të pazotë, ne do ta bëjmë këtë”, ka thënë Kodheli.

Pin It