Deputeti Ben Blushi e cilëson të turpshme këtë që po ndodh në Kuvend. Sipas Blushit, është qesharake që klasa bie dakord e pas tre orësh sërish ndahet.
“Kjo që po ndodh është qesharake, është e turpshme. Të vjen turp të jesh anëtar i parlamentit. Tregon se sa e papërgatitur është kjo klasë politike. Shpresoj që të kalohet. Por edhe po kaloi, klasa politike ka marrë nje cen të madh. Kam gjashtë muaj që pres të votohet reforma në drejtësi”, theksoi Blushi.