Çdo pallat në tiranë do të ketë administratorë, Veliaj: I zgjedhin qytetarët. Kush nuk paguan tarifën mujore, mund të paditet në gjykatën administrative

 

veliaj-10

Duke filluar nga kjo vjeshtw çdo pallat ne Tiranë qofte ai i vjetër apo i ri do të ketë një administrator të trajnuar dhe te licencuar nga Bashkia e Tiranës. Ai do te merret me rregullimin e hapësirave në bashkëpronësi kundrejt një page mujore. Ndërsa kush nuk paguan tarifën mujore ateher administratori i licencuar mund të bëj padinë ne gjykatën administrative dhe nëse fiton ceshtjen përmbarimi mban shumën e parave nga rroga e qytetarit.

Por administratori do te ketë edhe përgjegjësi. Pra ai do te bej mirëmbajtjen e hapësirave te përbashkëta si parkingu ndriçimi etj. Ndërsa nga ana e saje bashkia nëse plani zbatohet me sukses, nëse administratori propozon një investim ne pallatin ku ai është, 1/ 3 do te mundësohet nga banoret ndërsa pjesa tjetër  nga bashkia.

Ndërsa ne rastet kur ka mos dakordësi për përcaktimi  e administratorit do te jete bashkia ajo e cila do te ndërhyjë dhe do te vendosi një nga administratoret e certifikuar. Zbatimi i këtij projekti do te punësojë mbi 5 mije persona. Ky është një ligj i hartuar që në vitin 2009 por që nuk kishte gjetur zbatimin deri tani.

Pin It