Shfuqizohet neni që i hapte rrugë martesave brenda të njëjtës   gjini

martesat-gay-140x105

Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi ka shfuqizuar nenin i cili i hapte rrugë martesave të të njëjtës gjini. Kreu i komisionit për reformën në drejtësi dhe Fatmir Xhafaj dhe përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili thanë se neni dilte përtej mandatit të komisionit.

Xhafaj: Është kërkesë e PDIU dhe disa grupeve të tjera, por jo më shumë në kontekstin e nenit në vetëvete të përmbajtjes sesa të faktit që disa prej këtyre neneve nuk kishte lidhje drejtpërdrejt me reformën. Ishte një përpjekje vullnet mirë nga ana jonë për të reflektuar momentin historic të vendit për integrimin në BE.

Vasili: Ka pasur një vendim unanim të komisionit për të evituar çdo keqkuptim pasi puna e komisionit ishte përqendruar në çështje që kishin të bënin me reformën në drejtësi. Ka pasur një vendim unanim të komisionit që çështje që dilnin jashtë mandatit të komisionit të mos shqyrtoheshin në këtë draft-ndryshimesh, por të trajtoheshin në momente të tjera kur do të kishte objektiva të tjera për të realizuar nga komisione të tjera në rast se do të ishte e nevojshme.Ndërsa sa i takon miratimit të draftit për ndryshimin kushtetues, të dy kanë qenë në të njëjtën linjë me Kryeministrin Rama dhe Krye Parlamentarin Meta se negociatorët do të arrijnë në një konsensus për dy pikat e mbetura.

Ky vendim nga ana e komisionit të posaçëm për shfuqizimin e nenit erdhi pas takimit të Kryeministrit Rama me Kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizin të cilët kanë këmbëngulur që nëse neni nuk tërhiqej ata nuk do ta votonin reformën. Ndërkohë menjëherë pas kësaj ka reaguar deputetja e PDIU, Mesila Doda e cila e quajti lajm të mire shfuqizimin e ndryshimit kushtetues.

Pin It