Aplikimet për në universitete, nisin në datën 1 gisht dhe përfundojnë më 20. zv.Ministrja Nora Malaj: Studentët do të përzgjidhen nga universitetet

vlcsnap-2012-07-04-22h00m44s5

Aplikimet për në universitete do të nisin në datë 1 gusht dhe do të zgjasin rreth 20 ditë. Zv.Ministrja e Arsimit Nora Malaj ka sqaruar se Agjencia Kombëtare e Provimeve nga kjo e mërkurë deri në fund të muajt do të krijojë dosjen e çdo maturanti dhe në 1 gusht do të hapen aplikimet në çdo universitet.

Nga data 1 gusht maturantët do të mund të aplikojnë në një nga 10 universitetet publike për të vazhduar studimet e larta. Zv. Ministrja e Arsimit nora malaj e ftuar në studion e lajmeve të TemA TV ka sqaruar se aplikimet do të nisin në një gusht dhe do të bëhen online

Malaj bëri të ditur se të gjithë maturantët do të kenë 20 ditë afat që në bazë të informacioneve të marra për kriteret e universiteteve të bëjnë aplikimet për të plotësuar kuotat e fazës së parë. Do të jetë Agjencia Kombëtare e provimeve ajo e cila do të bëj përllogaritjen e mesatareve ndërsa universitetet do të bëjnë rekrutimet

Ndërkohë këtë vit për herë të parë, Ministria e Arsimit ka vendosur si kufi për të aplikuar në universitete mesatarja e përgjithshme nota 6. Pra kush ka mesatare më të ulët është i kualifikuar automatikisht për të aplikuar për në universitete. Ndërsa theksoi se nga viti në vit mund të ndryshojë. Ndërkohë për maturantët të cilët kanë mesataren më të ulët se 6 do tu jepet mundësia për të vazhduar një shkollë dyvjeçare. Më pas nëse dalin me rezultate të larta do të kenë mundësinë të ndjekin arsimin e lartë.

Pin It