Studim: Fëmijët që mbajnë gishtin në gojë, më pak të rrezikuar ndaj alergjive

femije-gisht-1024x768

 

Fëmijët kanë disa veprime ndonjëherë, ndonëse shumica për disa mendon që nuk duhen.Një ndër to është futja e gishtit në gojë apo kafshimi i thonjëve. Fëmijët që i bëjnë këto veprime janë të prirur të preken më pak se fëmijët e tjerë nga alergjia.

Sipas studiuesve të revistës Pediatrics, kjo ndodh për shkak të ekspozimit më të lartë të këtyre fëmijëve ndaj baktereve.

Gjatë thithjes apo kafshimit të gishtit fëmijët mund të marrin mikrobe që forcojnë sistemin imunitar të tyre, duke i bërë ata më pak të prekshëm nga virozat e stinës apo alergjive të formave të ndryshme.

Në studim janë angazhuar fëmijë të moshave pesë, shtatë, nëntë dhe 11 vjeç, të cilët fusin gishtin në gojë apo kafshojnë thonjtë dhe rezultatet përfundimtare të studimit lidhen me të dhënat që janë marrë nga njerëz të moshës 13-33 vjeç.

Rreth një e treta e fëmijëve që thithnin gishtin në moshën 13 vjeçare, ishin 80% më pak të rrezikuar ndaj alergjive në krahasim me moshatarët e tyre.

Pin It