Reforma në drejtësi, 7 ligjet e para kalojnë me konsensus

reforma-ne-drejtesi

Paketa bazë e reformës në drejtësi është kaluar me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës. Pas miratimi të 7 ligjeve ditën e sotme, hapi i dytë do të jenë 40 ligje të tjera.

Anëtarja e komisionit të reformës në drejtësi, socialistja, Vasilika Hysi, u shpreh me optimizëm se në ditët në vijim do të kalojnë edhe ligjet e tjera po me konsensus sipas saj. Ajo shtoi se qeveria ka akorduar një fond prej 1.8 miliardë lekësh në vit për këtë proces.

“Nuk ka pengesa për zbatimin e reformës. Kjo është paketa bazë, pastaj do të kalojnë edhe ligje të tjera. Zbatimi i kësaj reforme do fillojë së shpejti. Janë mbyllur disa ligje me konsensus. Kushtetuta, ligji i vlerësimit etj kanë kaluar me konsensus. Ligjet e reformës do të kalojnë të enjten në parlament”, – u shpreh ajo.

Hysi tha se buxheti që vendosi të japë qeveria si faturë për realizimin e projektit të reformës në drejtësi është 1.8 mld lekë. “Kjo është është fatura më e mirë e mundshme për reformën në drejtësi. Është 1. 8 miliardë lekë për një vit. Jemi të mendimit se për një sistem drejtësie që do t’i ofrojë qytetarëve një drejtësi të shpejtë ia vlen”.

Pin It