Arrihet konsensusi për çështjet e mbetura, pritet rifillimi i seancës në Kuvend

57daaf5b-7976-4d0f-83f1-411ee9d81286---0

Pas më shumë se 6 orë negociata, palët kanë arritur konsensusin për reformën në drejtësi. Konsensusi është përshëndetur nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Marrëveshja e arritur për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të tjera të drejtësisë është e njëjtë me atë të Vettingut.

Kështu, 5 nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të përzgjidhen nga një komision prej 5 anëtarësh në Parlament, 3 nga mazhoranca dhe dy nga opozita. Kandidati duhet të marrë 4 vota. Në qoftë se krijohet, atëherë përzgjedhja bëhet me short.

Kryeministri Edi Rama ka dalë pak pas orës 17 e 30 nga ambientet e Kryeministrisë për t’iu drejtuar atyre të Kuvendit të Shqipërisë, ku është parë teksa mbërrinte i shoqëruar nga deputeti Eduard Shalsi.

 

Pin It