Greqi, gjykata vendos 2 muaj burg per 8 ushtaret turqe qe u arratisen me helikopter

1523Janë dënuar me dy muaj burg në Greqi, 8 ushtarakët turqë të cilët janë arratisur të shtunën me helikopter, duke u ulur pas asnjë autorizim në Aleksandropoli. Njëri prej tyre ka shpjeguar në gjykatë se grupi është larguar nga Turqia prej frikës së arrestimeve në masë për shkak të grushtit të shtetit. Dënimi I lehtë u dha siç parashikohet nga ligji, por 8 personat do të qëndrojnë në burg deri në shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil.

Padyshim që kjo është një “dhimbje koke” diplomatike për Athinën, pasi Ankaraja kërkon dorëzimin e të arratisurve duke premtuar se do tu bëjë një gjykim të drejtë.

“Nëse çështja do të mbyllet shpejt dhe mirë, dhe nëse ata do të dorëzohen në një kohë të shpejtë, kjo gjë mund të çojë në një episod të ri shumë pozitiv të mardhënieve dypalëshe. Në rast të kundërt, do të jem shumë I shqetësuar si ambassador. Dhe duhet ta them se kjo nuk do ndihmonte e do të ishte pak e përkrahur edhe nga opinion publik”, u shpreh përfaqësuesi diplomatik I Turqisë në Greqi, Kerim Urash.

Në Greqi, 8 ushtarakët rrezikonin deri në 5 vite burg ose dëbimin për hyrje të paligjshme dhe për mos paraqitje të planit të fluturimt. Por motivet e jashtëzakonshme që I detyruan ata të largoheshin si dhe pezullimi I konventës për të drejtat e njeriut në Turqi kanë shtyrë gjyqtarët helenë të jenë më të butë në vendimin e tyre.

Pin It