Argjentinë, tifozët tallen me Higuain

123514077-93d197b7-cbf9-4622-9525-f581d6e11ef0

Pas ndeshjeve eleminatore që Argjentina zhvilloi në kuadër të eleminatoreve për botërorin në Rusi tifozët argjentinas kanë marrë nën shënjestër Gonzalo Higuain, sulmuesin e Juventusit, pas performancave të dobëta me fanellën e kombit të vet. Pak orë pas ndeshjes Argjentinë-Kolumbi e fituar nga vendasit, tifozët kanë qenë të pamëshirshëm me Higuain. Si duket, Amerikano jugorët nuk  e kanë përtypur atë humbje turpëruese kundër Brazilit dhe ndeshjes shumë të dobët që Pipita zhvilloi. Ironia ka plasur, duke evidentuar gjendjen jo të mirë fizike të Higuain dhe peshës së tepërt trupore të bomberit Juventin. Në vecanti bie në sy një karikaturë ku dallohen lojtarët Argjentinas me radhë dhe ku numri 9 i argjentinës shfaqet me një bark të tepruar në dallim nga lojtarët e tjerë. Në mënyrë evidente dhe thumbuese i referohet Higuain , i cili ndeshjen me Kolumbinë nuk është aktivizuar si titullar ,pasi trajneri Bauza i preferoi Prato. Për ironi të fatit Argjentina e fitoi ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Kolumbisë dhe  ishte pikërisht Prato që shënoi dhe gol pas një asisti të Mesit. Duket se tifozët janë të kënaqur me faktin që Higuain nuk u aktivizua nga minuta e parë.

Pin It