Qendërmbrojtësi i Juventusit Bonuci, i cili është i vetmi mbrojtës i treshes së famshme BBC(Barxalji, Bonuci, Kielini) që është në dispozicion të Allegrit, ka lëshuar një deklaratë ku ka thënë se Juvja e vërtetë po kthehet dhe se të tjerët janë ata që duket të jenë në ankth: “ Jam objektiv, nuk po luajmë një futboll të bukur- ka pranuar mbrojtësi- por jemi ende në nëntor dhe ka kohë për tu përmirësuar. Tani kanë vlerë vetëm pikët, pastaj në mars ose prill duke u stërvitur me vazhdimësi mund të provojmë dicka më shumë”. Kështu , me një sy nga e ardhmja Bonuci shprehet: “ Me kthimin e Dibalës dhe Pjacës do të rritet si niveli i stërvitjeve ashtu dhe ai i ndeshjeve”. Dhe në fund thumbimi i rivalëve që shpresojnë në një rrëshqitje të Zonjës së Vjetër: “ Duhet të jenë kundërshtarët të cilët duhet të shqetësohen”. Juventusin e pret një muaj me shumë impenjime si në Ligën e kampionëve ashtu dhe në serinë A, muaj i cili do të jetë vendimtar për Juventusin në të gjitha kompeticionet po mbrojtësi bardhezi nuk duket aspak i shqetësuar.