Arkipelagu i Njëmijë Ishujve një mrekulli natyrore

 

Arkipelagu i Njëmijë Ishujve përbëhet prej 1864 ishujve që shtrihen në një gjatësi prej rreth 80 km, në lumin Saint Lawrence dhe pjesën veri-lindore të liqenit të Ontarios, që ndodhen në kufirin natyror ndërmjet Kanadasë dhe SHBA-ve. Ky arkipelag që nga viti 2002 është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Madhësia e ishujve ndryshon prej atij më të madhit, me sipërfaqe prej 60 kilometra katrorë, e deri tek më i vogli me madhësi të mjaftueshme sa për ndërtimin e një shtëpie.

Numri i ishujve në arkipelag përcaktohet sipas tri kritereve: ishulli duhet të jetë mbi nivelin e ujit gjatë tërë vitit, të ketë sipërfaqe më të madhe se një metër katror dhe të ketë të paktën një pemë në të.

Ishujt në të cilët ka të ndërtuara shtëpi kanë qasje në energji elektrike, telefon dhe transport të rregullt me traget deri në pjesën tokësore ose ishuj të tjerë.

Rreth njëzet ishuj e përbëjnë Parkun Kombëtar Njëmijë Ishujt, në lindje të Maleve Shkëmbore, i cili është parku më i vjetër kombëtar në Kanada.

Shumë turistë e vizitojnë çdo vit këtë park me shtigje të bukura për ecje, natyrë të përkryer për kampim dhe organizimin e ngjarjeve të ndryshme.

Pin It