Arkitekti shndërron gypat e ujit në shtëpi të vogla

Një arkitekt nga Hong Kongu po mendon një zgjedhje për qytetin e mbipopulluar, duke i shndërruar gypat e ujit në shtëpi të vogla.

Kompania OPod Tube Housing ka për qëllim që gypat e ujit në një diametër prej mbi 2.5 metra, t’i shndërroj në “mikro-shtëpi” me 100 metra katrorë. Kjo do të jetë një zgjidhje për banorët që kanë problem me mungesë të hapësirës së ndërtimit të shtëpive, të cilat njëkohësisht do të jenë të përballueshme për xhepin e çdo familje në Hong Kong.

Me një popullsi prej 6690 banorë në një kilometër katrorë sa ishte në vitin 2014, Hong Kongu ka tregun më të zhvilluar në botë të patundshmërive.

Gypat janë të dizajnuar për të akomoduar një ose dy persona dhe kanë dhomë gjumi, mini-frigorifer, tualet dhe hapësirë të mjaftueshme për rroba.

Sipas Law, gypat janë shtëpi praktike të përshtatshme për të rinj dhe të moshuar, ashtu siç edhe autoritetet e këtij vendi janë duke kërkuar alternativa për ta zgjidhur këtë problem.

Edhe pse gypat janë shumë të rëndë ku secili prej tyre peshon 22 tonë, ato janë të lehta për t’u montuar dhe munden pa ndonjë problem të ngjiten me njëra-tjetrën.

Pin It