Të ushqyerit me emrin e Zotit

Islami është mirësi në çdo çështje të jetës. Ai i mëson njerëzve që të zgjedhin më të mirën prej të mirave. Allahu ka kërkuar prej bësimtarëve që të jenë të pastër, të vishen pastër, të mbajnë aromë të mirë dhe mbi të gjitha dhe të ushqehen me ushqim të pastër.

Allahu i Madhëruar e di gjendjen e krijesave të Tij dhe se për çfarë ato kanë nevojë dhe se çfarë u bën atyre dobi dhe dëm. Për këtë, Ai i ka shpallur robit dhe të Dërguarit të Tij Muhamed (s.a.s) ligjin Islam, që përmban të gjitha të mirat dhe parandalon ato jo të mira. Allahu i ka ndaluar disa gjëra për shkak të dëmit që ato u bëjnë njerëzve.

Ngrënia e ushqimit të mirë e hallall ka ndikim të madh në pastërtinë e zemrës, në përgjigjen e lutjes dhe pranimin e adhurimit. Allahu i ka urdhëruar besimtarët ashtu siç i ka urdhëruar Profetët, Ai ka thënë: “O të dërguar! Hani nga të lejuarat dhe bëni vepra të mira!” (Surja Muminun, 51). Ka thënë gjithashtu në një ajet tjetër: “O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë” (Surja Bekare,172).

Fjala “hallall” ka kuptimin “e lejueshme, e pranuar, jo e ndaluar”. Është shumë  e rëndësishme të themi që, që mishi të quhet i lejuar, pra hallall duhet që kafsha të jetë prerë me emrin e Allahut, pra me “Bismilah”.

Allahu i ka ndaluar disa gjëra me urtësi të mëdha, të cilat Ai I di më mirë edhe pse disa prej tyre mund të jenë të panjohura nga njerëzit. Nëse njerëzve do tu bëheshin të qarta disa të fshehta dhe urtësi pse Allahu i ka ndaluar disa gjëra, nuk kishin për të hezituar t’i përmbaheshin vetëm ushqimit të pastër hallall. Një musliman, duhet t’i përulet Zotit të tij dhe përulja përmbushet kur ai respekton me të gjitha mundësitë njerzore urdhëresat dhe ndalesat e Islamit, mes tyre edhe ato që kanë të bëjnë me ushqimin.

Është e rëndësishmë të themi se gjërat e ndaluara janë si një pikë në oqean kur krahasohen me gjërat e pastra e të lejuara prej Zotit. Pra në mes të gjithë pafundësisë së ushqimeve të pastra që Allahu i ka dhuruar njerëzve, ushqimet e dëmshme të cilat Allahu i ka ndaluar mund të numërohen me gishta. Ndër ushqimet e dëmshme të cilat Allahu i ka ndaluar përmendim mishin e derrit, mishin e therur pa “Bismilah”, pijet alkoolike, mishin e kafshëve të ngordhura etj. Dy ndër ushqimet të cilat janë rreptësisht të ndaluara, sepse janë të dëmshme janë konsumimi i alkolit dhe mishit të derrit. Po pse janë të dëmshme këto ushqime për njeriun?

Ja çfarë i shkakton alkooli trupit të njeriut:

-Alkooli mund të shkaktojë kancer. Studimet kanë treguar një lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimin e kancerit dhe përdorimin e alkoolit. Përdorimi në doza të moderuara dhe të rregullta mund të çojë në kancer të ezofagut, kancer të mëlçisë, të gjirit dhe më shumë.

-Vitamina B12 i mban qelizat nervore dhe qelizat e gjakut të shëndetshme, krijon dhe rregullon AND-në. Alkooli ul nivelin e B12 në trupin tuaj dhe pengon prodhimin e shëndetshëm të qelizave.  Kjo mund të çojë në pengesë të prodhimit qelizor.

-Alkooli me aftësitë e tij ndërhyn në pankreas për të absorbuar kalcium dhe vitaminë D. Humbja e këtyre mineraleve të nevojshme mund të shkaktojë dështim të shumta në organizëm, veçanërisht në sistemin skeletor.

-Pirja e alkoolit shkakton cerozë, një sëmundje ku mëlçia nuk punon në mënyrë të rregullt. Ceroza është një lloj sëmundjeje, që sjell dëme serioze duke shaktuar edhe vdekje.

-Alkooli mund të ngadalësojë procesin në tru, duke e bërë të kujtuarin një proces më të vështirë. Me kalimin e kohës, zakonet e rregullta të të pirit mund të kufizojnë aftësinë e një personi për të kujtuar se çfarë ka ndodhur ndërsa kanë qenë esëll.

Dëmet e mishit të derrit për trupin e njeriut:

-Një derr është një kazan i vërtetë mbeturinash. Ha gjithçka, duke përfshirë jashtëqitje, mish të dekompozuar apo dhe perime të kalbura. Ata hanë edhe masat kancerogjene të kafshëve.

– Ndryshe nga gjitarët e tjerë, një derr nuk djersin. Djersa është një prodhim me të cilin hiqen toksinat nga trupi. Ngaqë një derr nuk djersin, toksinat mbeten brenda trupit të tij dhe në mish. Mishi dhe dhjami i një derri absorbon toksinat si një sfungjer. Mishi i tyre mund të jetë 30 herë më shumë me toksina se sa mishi i lopës apo mishi i drerit.

– Kur hahet mish lope apo mish dreri, ai merr 8 deri në 9 orë për t’u tretur në trupin tonë, kështu që toksinat kanë gjithë kohën e mundshme që të filtrohen nga mëlçia. Por kur hahet mishi i derrit ai do vetëm 4 orë të tretet. Ne kështu mund të marrim një nivel shumë më të lartë të toksinave brenda një kohe të shkurtër.

– Mishi i derrit ka dy herë më shumë yndyrë se viçi. Një copë bërxollë viçi përmban 8.5 gram yndyrë, ndërsa bifteku i derrit përmban 18 gram yndyrë. Një brinjë viçi brinjë ka 11.1 gram yndyrë, ndërsa një brinjë derri brinjë ka 23.2 gram yndyrë.

– Kur theret një derr krimbat dhe insektet i turren mishin të tij më shpejt se mishit të kafshës tjetër. Në disa ditë mishi i derrit mbushet plot me krimba. Krimbat e derrit janë mikroskopike, dhe një herë prekje e tyre mund të paraqesin probleme në zorrët tona, muskujt, palcës kurrizore apo trurit. Kjo rezulton në sëmundjen e trihinozës.  Simptomat nganjëherë mungojnë, por ata shkaktojnë sëmundjet e tjera, të tilla si tifo, artriti, reumatizmi, gastriti, meningjiti, problem në fshikëzën e tëmthit etj.

 

 

 

 

 

Pin It