Si arrihet mirëqënia njerëzore në Islam?

Sipas dijetarëve Islam, mirëqënia mund të arrihet vetëm nëse i kushtohet rëndësi 5 elementeve:

Ruajtja dhe mbrojtja e jetës së njeriut. Këtu bëjnë pjesë edhe respektimi i dinjitetit dhe lirisë së njerëzve.

Mbrojtja e fesë. Kjo nënkupton mbrojtjen e të vërtetave fetare nga çdo tentativë për trillim,shpifje apo akuze të pabazë. Mes te tjerash, këtu përfshihet dhe mbrojtja e lirisë së besimit, mbrojtja e simboleve fetare, ndalesa që pjestarët e një religjioni t’i lëndojnë apo dëmtojnë ithtarët e feve të tjera.

Mbrojtja e pasardhësve duke ndaluar që ata të linden jashtë lidhjes martesore. Islami për të mundësuar lindjen e pasardhesve legjitim ndaloi marrëdhëniet jashtë martese dhe përhapjen e amoralitetit.

Përkujdesja ndaj arsyes (mendjes) dhe për hir të kësaj ndaloi konsumimin apo përdorimin e çdo pije alkoolike apo drogat e ndryshme,të cilat pjesërisht apo plotësisht pengojnë funksionimin e drejtë të trurit.

Mbrojtja e pasurisë. Kjo vlen për gjithë njerëzimin. Dëmtimi apo shkatërrimi i pasurisë së tjetrit nuk është i lejuar qoftë në territorin musliman apo në ndonjë shtet tjeter, sepse kjo sjellje nuk i ngjan mëkëmbësit të Allahut në tokë, njeriut për hir të së cilit Allahu i Madhërishēm bëri që gjithçka që ka në brendësi të tokës dhe qiellit të jetë nën shërbimin e tij.

 

Klivia Kafexhiu

 

Pin It