Festivali i dëborës në Harbin të Kinës dhuron spektakël

Festivali i 23-të Ndërkombëtar i Skulpturave të Dëborës në Harbin të Kinës ka tërhequr artistët e botës, duke i dhënë akullit dhe borës një tjetër formë.

Ky organizim vendos përballë njëri-tjetrit 100 konkurrentë të organizuar në 25 ekipe në garën për çmimet e mëdha. Atyre u duhet të punojnë mbi bazën e blloqeve të ngrira 3 metra të gjata, 3 të gjera e 4 metra të larta. Krijimet e skulptorëve ndodh rëndom që të prezantojnë personazhe apo të kenë një tematikë të mbështetur tek kulturat e tyre kombëtare.

Malajzia, për shembull, me një klimë klasike tropikale, sjell statujën e një peshkatari në një liqen që, në këtë rast, është i ngrirë.

Konkursi i skulpturave të dëborës është pjesë e festivalit më të gjerë të borës dhe akullit që çelet zyrtarisht në 5 janar e vazhdon deri në shkurt, duke ofruar dhe evente të tjera si rrëshqitje në akull, një spektakël fenerësh, futboll, hokej e ceremoni martesore, të gjitha në akull.

 

 

Pin It