“Armë të mjeshtërve shqiptarë” në Muzeun Kombëtar

Në kuadër të 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u çel në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita “Armë të mjeshtërve shqiptarë”.

Ekspozita përmban 47 objekte: 21 kobure, 8 pushkë, 10 vezme, 2 harbi dhe 6 jataganë. Armët ilustrohen edhe me fotografi, me anën e të cilave pasqyrohet puna artistike e armëtarëve shqiptarë.

Zbukurimet e armëve janë bërë me teknikën e filigranit. Kjo vërteton se shqiptarët ishin mjeshtër në punimin dhe zbukurimin e armëve. Armët e tyre ishin të punuara me argjend, por edhe të lara me ar. Në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar janë ekspozuar pushkë, kobure, vezme, harbi dhe jataganë.

Ekspozita “Armë të mjeshtërve shqiptarë” do të qëndrojë e hapur në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar nga data 3 nëntor deri më 13 nëntor 2017. /ATA/

Pin It