Angli, hapet muzeu më i vogël në botë

395fe5f900000578-0-image-a-82_1476620344559

Të transformosh një kabinë telefoni në një muze. Pikërisht kështu ka ndodhur në një fshat në Yorkshire të Anglisë  duke u krijuar ai që mund të konsiderohet muzeu më i vogël në botë.

Muzeu që ka tërhequr shumë vëmendjen në Warley ka vend vetëm për një vizitor, por pavarësisht hapësirës së kufizuar, muzeu përban një koleksion të sendeve personale e fotove që tregojnë historinë e fshatit.

Kabina është ringritur nga anëtarë të Shoqatës Komunitare të Warley (WCA), të cilët e përshtatën për të krijuar muzeun.

“Jetoj vetëm dy shtëpi larg dhe shumë njerëz kanë ardhur për ta parë” u shpreh Kathryn Gallagher nga WCA.

Shoqata Komunitare e Warley ka dërguar gjithashtu një aplikim që muzeu të përfshihet në Librin e Rekordeve Guinness.

Pin It