Karrota, mike e vërtetë e shëndetin tuaj

201508502

Vlerat ushqyese të karrotës janë të shumta dhe luan një rol të rëndësishëm në sistemin tonë imunitar. Njohës të mirë të saj thonë se ajo përfaqëson një “ilaç” të vërtetë. Ndihmon në më shumë se 30 sëmundje dhe është zgjedhje e duhur si masë për ruajtjen e shëndetit

Gjatë viteve ’60, disa shkencëtarë rusë zbuluan tek karrota një substancë të quajtur Daucarine, e cila kishte aftësinë të zgjeronte enët e gjakut, sidomos në zonën e kokës, duke ndihmuar kështu në evitimin e episodeve kardiake. Në Rusi, edhe sot mjekët u këshillojnë pacientëve lëng karrote me mjaltë, për të luftuar kollën dhe të ftohtin.

Një copë karrote përmban shumë vitamina dhe kalori, ajo ka 52 kalori dhe nuk ka kolesterol. Ngjyra e saj e portokalltë është produkt i veprimit të karotenës, përbërës që te asnjë perime tjetër nuk gjendet në këtë masë. Karoteni është i rëndësishëm sepse nga ai rrjedh vitamina A, përgjegjëse për shëndetin e lëkurës sidomos asaj të thatë, thonjve dhe flokëve.

Ekspertët thonë se karrota e freskët është zgjidhja e duhur për një lëkurë të shëndetshme, nëse në menu gjendet të paktën pesë herë në javë.

Konsumimi i shpeshtë i karrotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi. Eshtë e pasur me vitaminat PP, D, E, H, sidomos me vitaminat B1, B2, B5 dhe B6 dhe përmban shumë pak vitaminë C. Ajo është gjithashtu e pasur me minerale, kalium, kalcium, jod, zink, kobalt, si dhe me pektine dhe vajra eterike, për shkak të të cilave u rekomandohet veçanërisht fëmijëve për të nxitur zhvillimin fizik, forcimin e eshtrave dhe për të rritur rezistencën ndaj infeksioneve te të rinjtë, të moshuarit dhe gratë shtatzëna.

Pin It