Ausilio i sigurtë: Icardi qëndron

I pyetur rreth transferimit të Gerard Deulofeu në San Siro, Piero Ausilio tregon për mediat se klubi zikaltër po e vëzhgon me interes situatën e tij, edhe pse ende nuk kanë bërë një ofertë zyrtare drejt Barcelonës.

Gjithashtu ai komentoi edhe zërat për një largim të mundshëm të kapitenit aktual të Interit, Mauro Icardit drejt Realit të Madridit, duke u shprehur i sigurtë në qëndrimin e tij në klub.

“Deulofeu është një futbollist shumë interesant, që e njeh mirë kampionatin italian. Po e ndjekim me vëmendje dhe nëse krijohen kushtet, mund të bëjmë diçka. Gjithsesi, deri tani nuk ka asnjë ofertë apo bisedim zyrtar. Për Icardin nuk jemi të shqetësuar, pasi të 2 palët jemi të bindur të vazhdojmë bashkëpunimin. Së shpejti do të organizojmë ndonjë takim, ku do të bisedojmë për rinovimin, por tani në janar, kemi të tjera punë” – tha ai për mediat Italiane.

Pin It