Austria vendos të shembë shtëpinë ku lindi diktatori Adolf Hitler

 

shtepia-e-hitlerit-ne-focus

Austria mori vendimin për të shkatërruar shtëpinë ku në vitin 1889 lindi diktatori Adolf Hitler.

Shtëpia ndodhet në Braunau Am Inn, në veri të vendit. Vendimi u mor nga qeveria e Vjenës e cila synon ta zëvendësoj me një ndërtesë të re.

Ekzekutivi kish parashikuar që të ndalen pelegrinazhet e neonazitëve që çdo vit përkujtojnë ditëlindjen e diktatorit.

Kohë më parë pronari i ndërtesës kish mohuar shitjen e saj. Dhe ende nuk është e qartë nëse ai ka rënë dakort apo nëse qeveria e ka konfiskuar.

Pin It