Spektrum Jetësor – Edukimi i vajzave

https://soundcloud.com/spektrum-group/spektrum-jetesor-edukimi-i-vajzave

Edukimi i vajzave mbart një rëndësi tejet të veçantë për vetë faktin se mbartin shumë role. Në këtë kontekst rol kryesor ka shembulli i mirë që duhet të ofrohet në familje si mënyra më e mirë për të përvetësuar respektin, edukatën dhe përkushtimin. Përmes rrëfimeve personale të të ftuarave u kthyem pas në kohë për të rikujtuar traditën e bukur të bashkimit të familjes, komunikimit dashamirës, punës këmbëngulëse dhe dashurisë për dijen. Nuk lamë pa përmendur vështirësitë me të cilat haset sot brezi i ri, hallakatjet me teknologjitë e reja dhe detyrën për t’i orientuar drejt të dobishmes. Komunikimi dhe mbështetja mes tyre e anëtarëve të një familje e bën më të lehtë dhe më të realizueshëm të jetuarit në harmoni. për më shumë detaje ju ftojmë të dëgjoni bisedën.

Pin It