“Ballë për ballë”, restaurohet filmi i mbështetur në veprën e Kadaresë

maxresdefault-1

Arkivi Qendror i Filmit Shqiptar ka nisur projektin e restaurimit të filmit “Ballë për ballë” mbështetur mbi romanin e Ismail Kadaresë “Dimri i madh”.  Filmi, projeksion në 35 milimetra me titra në anglisht është shfaqur në sallën e arkivës së filmit.

Të pranishëm gjatë prezantimit ishin edhe dy regjisorët e filmit Kujtim Çashku e Piro Milkani. Nga Amerika në Tiranë ka ardhur moderatori i shfaqjes së filmit dhe bashkëpunëtor për restaurimin Thomas Logoreci, i cili deklaron se projektimi i pelikulës bëhet për të parë gjendjen aktuale të ngjyrave në film.

Ekranizim i romanit “Dimri i madh” është bërë me skenarin e vetë autorit Ismail Kadare, i cili i ka përshtatur situatat në roman për ekranin. Filmi “Ballë për ballë” është prodhuar në vitin 1979 nga kinostudioja “Shqipëria e re”. Në këtë film interpretojnë aktorët Bujar Lako, Sulejman Pitarka, Mevlan Shanaj, Timo Flloko e të tjerë.

Filmi bën fjalë për ndarjen nga Bashkimi sovjetik në vitet ’60 dhe ngjarjet dramatike që rrodhën. Konflikti nis në një bazë detare në territorin Shqiptar, në Pashaliman, të cilën Sovjetikët nuk arritën ta përvetësonin.

Pin It