Koha për gështenja…fruti i vjeshtës me vlera shumë

geshtenjat

Fjala gështenjë vjen nga gjuha latine Castanea, por vetë ky emër rrjedh nga kastanon, nga qyteti i Thesalisë, i njohur në antikitet për cilësinë e gështenjave. Castanea ishte emri i lashtë para caktimit të emrit gështenjë. Gështenja është quajtur “pemë buke” për cilësitë e saj ushqyese si frut. Ajo zëvendësoi bukën në momentet e mungesës së saj.Kjo specie drusore e ka origjinën nga Azia e Vogël. Gështenja u kultivua fillimisht në Europën Jugore, në Ballkan dhe në rajonet e afërta.

Gështenjat apo ndryshe frutat aromatike me mbështjellës të fortë me ngjyrë kafe të errët, janë burim i shkëlqyeshëm i mineraleve, vitaminave dhe fibrave dhe përveç kësaj, kanë më pak kalori dhe yndyra sesa frutat e tjera arrore. Gështenja është një frut tipike e stinës së vjeshtës.  Gështenjat janë të pasura me niseshte dhe fibra, ato gjithashtu kanë edhe një përqindje të lartë mineralesh, sidomos kalium, fosfor, magnez, kalcium dhe në një masë më të vogël, edhe hekur. Kanë një përmbajtje të lartë kalorike e që karakterizohen po ashtu edhe nga një përqindje e lartë sheqeri, nga proteina me cilësi të mirë dhe nga prania e vitaminave C, B1, B2, PP dhe nga yndyra e ulët.

Gështenjat janë shumë të mira për ata që vuajnë nga lodhja sezonale, e shkaktuar nga gripi dhe ftohjet e rënda. Janë të dobishme për të kapërcyer lodhjen mendore, mungesën e përqendrimit dhe stresin e fortë.  Gështenjat përdoren edhe gjatë shtatzënisë, falë përmbajtjes së acidit folik, edhe në rastin e ndonjë anemie.

Gështenjat përdoren edhe për mjekim të reumatizmës, përdoren si diuretike, për uljen e ënjtjeve dhe infektimeve të ndryshme. Ato përdoren edhe në përbërjen e shumë produkteve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të tyre qetësuese në organizëm.
Gështenja ka pak kalori dhe nuk përmban kolesterinë. Edhe pse është një fryt i thatë, ajo ka shumë pak yndyrë dhe pjesa e brendshme e saj është e butë dhe niseshtore, me përqindjen më të lartë të kalorive që vijnë nga sheqernat. Gjithashtu, është e pasur me vitaminë E, vitaminë B3, kalium dhe inde bimore. Sheqernat dhe indet bimore thithen ngadalë duke i dhëne kështu energji organizmit. Në një dallim midis gështenjës së butë dhe asaj të egër është se gështenja e egër nuk hahet për shkak të shijes jashtëzakonisht të hidhur, por duke pasur shumë efekte shëruese përdoret në farmaceutikë, kryesisht për shërimin e sëmundjeve të venave. Gështenjat konsumohen kryesisht të pjekura dhe kanë një shije të lehtë dhe të ëmbël.

geshtenjave-fakte-ushqyese-700x400

Pin It