Përbërësit:
1 kg lëkurë shalqini
1 kg sheqer
1 paketë vaniljë
1 lëng limoni
Gëlqere të pastër
Për të gjithë ju që e pëlqeni glikon e shalqinit, ajo bëhet fare thjeshtë. Për të përgatitur këtë gliko duhet të keni parasysh që lëkurat e shalqinit duhet të jenë sa më të trasha. Qëroni fillimisht lëkurat nga pjesa jeshile duke lënë vetëm pjesën e bardhë të cilën e presim në katrorë pak a shumë në të njejtën madhësi. Në një enë hedhim një grusht gëlqere të pastër dhe i shtojmë dhe ujë.
Në këtë enë lëmë për rreth 1 orë copat e shalqirit. Pas 1 ore i bëjmë shpëlarje me ujë të bollshëm. U hedhim sipër 1 kg sheqer dhe i lëmë një natë në frigorifer. Të nesërmen i ziejmë në zjarr të ngadaltë. Kur trashet lëngu hidhet vanilja, lëngu i limonit dhe hiqet nga zjarri. Pasi është ftohur e vendosim në frigorifer.
Ju bëftë mirë!