Xhixho falenderon median: Keni rol kyç në procesin e integrimit europian

erisa

Roli i medias në procesin e integrimit europian të Shqipërisë është shumë i rëndësishëm, sepse media informon publikun dhe nxit mbështetjen e tij. Zëvendësministrja e Integrimit Europian, Erisa Xhixho, tha se mbështetja e publikut për procesin e integrimit nuk do të ishte kaq e madhe nëse media nuk do të luante këtë rol.

“Jam e bindur se media është një nga fokus grupet që duhet ta njohë në thellësi këtë proces, në mënyrë që të përcjellë te qytetarët mesazhet e duhura, përmbajtjen e duhur, por dhe të jetë nxitëse për axhendën europiane të Shqipërisë”, u shpreh zv.ministrja Xhixho.

Xhixho vlerësoi punën e deritanishme të gazetarëve duke thënë se ajo lidhet drejtpërdrejtë me prioritetin e MIE-së për informimin e publikut për çdo hap drejt BE-së.

Ajo i bëri këto deklarata gjatë ceremonisë së ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit në trajnimin “Komunikimi për Europën dhe Çështjet e Integrimit Europian”, i realizuar nga MIE në bashkëpunim me U-info Center dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë.

Pin It