Ekspertët vendosin pro “Bankers”, AKBN ankimon vendimin

oil-rig

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ankimoi në Gjykatën Tribunale të Arbitrazhit Ndërkombëtar vendimin e ekspertëve të pavarur “Price Water House Cooper” në favor të kompanisë “Bankers Petroleum”.

Vendimi i njeh kompanisë kanadeze të drejtën për t’iu kthyer një shumë prej 37 milionë dollarësh nga ana e qeverisë shqiptare. Ndërkohë kjo e fundit, përmes AKBN-së pretendon se vendimi është i njëanshëm.

Drejtori i AKBN-së, Viktor Tushaj, deklaroi të premten se institucioni që ai drejton e vlerëson si të gabuar auditimin e kryer nga paneli i ekspertëve në lidhje me konfliktin mes qeverisë dhe kompanisë Bankers.

Çështja i ka fillesat në vitin 2011, kur AKBN pretendoi se Bankers i detyrohej qeverisë shqiptare rreth 57 milionë dollarë taksa të fshehura. Por një panel ekspertësh ndërkombëtarë vendosi në favor të “Bankërs”, duke kërkuar që qeveria shqiptare të kthejë mbrapsht shumën e grumbulluar me detyrim nga tatimet.

Pin It