Ballkani është më mirë pa Car apo Sulltan?

OPINION

nga Dimitar Bechev

Tensioni mes Moskës dhe Ankarasë mund të mos sjellë grindje të deleguara në vendet si Bosnja-Hercegovina, por shtetet e Ballkanit duhet të kenë parasysh pasojat e mundshme.

 

88b96f8bf2affdba11f236ad5098cc10A kanë gjasa që tensionet mes Turqisë dhe Rusisë të përhapen në Ballkan? Mbulimi mediatik ndërkombëtar i krizës pas rrëzimit të Su-24 rus është i mbushur me referenca të rivalëve të vjetër mes Perandorisë Otomane dhe Caristëve.

Ekziston nocioni se shtetet dhe rajonet u shtypën mes pasardhësve të tyre të sotëm nga Nagorno-Karabakh në Kaukazin Jugor në Bosnje-Hercegovinë, duke rrezikuar kthimin në zona të konfliktit të deleguar.

Jo vetëm që Cari dhe Sulltani do të përballeshin me njëri-tjetrin në Sirinë veriore por gjithashtu në çdo vend ku të dy kanë miq ose aleatë.

Ky skenar mund të duket bindës në pamje të parë por nuk ka gjasa të bëhet realitet në Ballkan. Rusia dhe Turqia mund të kenë parë rritjen e ndikimit të tyre diplomatik dhe ekonomik gjatë dekadës së fundit, por që të quhen rivalë kjo është ta çosh bisedën shumë larg.

Si fillim, Turqia dhe Rusia kanë përfituar të dy nga hendeqet dhe tensionet në BE dhe politika e SHBA në rajon.

Në mesin e viteve 2000, Moska u bë grup me Serbinë për të luftuar kundër pavarësisë së Kosovës dhe për të penguar lëvizjet e perëndimit mbi një çështje që ka pasur  jehonë në hapësirën post-sovjetike gjithashtu.

E zemëruar nga ngërçi i bisedave të pranimit në BE, Turqia zhvilloi një strategji të pavarur fqinjësie dhe e futi veten si një ndërmjetësuese në Bosnje, pas dështimit të bisedimeve tashmë të harruara të Butmir në vitin 2010.

Ideja është se Moska dhe Ankaraja nuk janë përplasur kurrë, edhe kur pikëpamjet e tyre kanë qenë të ndryshme ose të kundërta si për shembull te Kosova.

Marrëdhëniet ekonomike mes rusëve dhe turqve kanë qenë në lulëzim, me rezultate negative për Ballkanin.

Turqia lejoi kalimin e gazsjellësit South Stream në zonën e saj ekskluzive ekonomike dhe Vladimir Putin përdori udhëtimin e tij në Ankara në dhjetor 2014 për të zbuluar, për befasinë e kujtdo një projekt të ri, të quajtur Turkish Stream nga presidenti Tayyip Erdogan.

Si South Stream dhe Turkish Stream kanë marrë shumë vëmendje në Ballkan. Nga Shkupi në Banja Luka politikanët kanë pritur me padurim një mundësi të artë për investim, tarifa tranziti, punë dhe çmime më të ulëta gazi, si dhe kapjen e çdo mundësie për të kërcyer në vargonin energjetik të vënë në lëvizje nga Moska dhe Ankaraja.

Javët e shkuara janë një kujtesë e vonuar por e kthjellët se pritshmëri të tilla ishin të fryra dhe të gabuara që nga fillimi.

Pas anulimi të South Stream, kjo duhet të shërbejë si një mësim. Vendimi rus për të anuluar Turkish Stream vetëm sa provon se perspektivat e gazsjellësit ishin të paqarta.

Pak persona në rajon u shqetësuan që të kuptonin faktin se dy qeveritë nuk nënshkruan kurrë një marrëveshje të ligjshme, jo më një marrëveshje tregtare mes Gazprom dhe kompanisë shtetërore turke BOTAS.

Ideja se i ashtuquajturi Tubacioni Tesla, një shtrirje prej 5 miliardë euro e Turkish Stream që do të kalojë në Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Hungari do të funksionojë brenda pesë vitesh është i dyshimtë.

Grindja me Rusisë ka pasoja për politikën e jashtme dhe të sigurisë së Turqisë, pasoja që do të ndikojnë edhe Europën Juglindore.

E gjendur përballë mungesës së stabilitetit dhe konfliktit në kufirin jugor dhe me një sfidë ruse në veri, Turqia ka një nxitje të fortë të thellojë lidhjet me aleatet e saj në NATO.

Kjo ndodh në një kohë kur Ballkani po lëviz qëndrueshëm ndaj Aleancës. Mali i Zi mori një ftesë për të filluar bisedimet e anëtarësimit gjatë një takimi ministror në NATO më herët këtë muaj, ndërsa Serbia nënshkroi një Plan Veprimi për Partneritet Individual në janar.

Ia vlen të kujtohet se historikisht Turiqia ka qenë një nga kampionet më të mëdha të zgjerimit të NATO-s në rajon. Nga perspektiva e Ballkanit, një ndryshim në qasjen turke nga njëanshmëria e fuqishme te multilateralizmi dhe partneriteti me perëndimin është padyshim një lajm i mirë.

Ballkani ka shumë për të fituar nga një lidhje më e fortë mes Turqisë dhe BE-së.

Rifillimi i bisedimeve të anëtarësisë me Ankaranë, hapja e një kapitulli të ri negociatash dhe perspektiva e udhëtimit pa viza për shtetasit turq hap mundësi të mëdha politike dhe ekonomike për këdo: BE-në, Turqinë dhe kandidatë të tjerë anëtarësimi.

Bashkëpunimi mes Turqisë dhe BE-së është një kusht thelbësor për t’u përballur me krizën e refugjatëve që ka përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe rajonin përreth në këtë vit të fundit.

Sigurisht, shumëçka varet nga fakti nëse qeveria turke është e motivuar të pajtohet me kushtet e Brukselit dhe nëse BE po luan një lojë të drejtë.

Tendenca e sundimit joliberal në Ankara paraqet kufizime të mëdha për faktin se sa larg do të shkojë procesi.

Kjo na kthen te Rusia dhe marrëdhënia gjithnjë e më kundërshtuese me Turqinë.

Tensionet e fundit kanë shumë të bëjnë me llojin e lidershipit të Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan. Pasojat negative duhet të shërbejnë si një përrallë paralajmëruese për ballkanasit që preferojnë politikën populiste, të fortët e shtetit të etur për pushtet në kurriz të gjërave si sundimi i ligjit, liria e medias dhe shoqëria civile.

Si Putin dhe Erdogan sigurisht kanë adhuruesit e tyre në demokracitë e brishta që popullojnë Ballkanin, por modeli qeverisës që ata personifikojnë nuk përfaqëson të ardhme.

(BIRN)

Pin It