Banesa e Profetit a.s ishte modeste, shumë modeste…

Jeta e Profetit a.s ishte aq modeste dhe e thjeshtë sa kur njëherë Umer ibn Hatabi vizitoi shtëpinë e tij, filloi të ngashërehej. Profeti a.s e pyeti: “Ç’të bëri të qash?” Umeri u përgjigj: “O I dërguari i Allahut? Si të mos ngashërehem? Umeri e gjeti Profetin a.s të shtrirë në një krevat që i ka lënë shenja në anën e majtë të trupit dhe në dhomën ku mban ushqimet ka shumë pak gjëra. Mbretërit persianë dhe bizantinë jetojnë në bollëk dhe luks, ndërsa Ti, i dërguari i Allahut, i zgjedhuri i Tij, jeton me kaq pak gjëra dhe në këto kushte.”

Profeti a.s tha: “Ibn Hatab, a nuk të lumturon fakti që neve na pret parajsa, ndërsa ata gjithçka do ta lënë pas në këtë botë?”

Shtëpitë e Profetit a.s ishin goxha më të mëdha dhe të bollshme sesa kasollet apo ngrehinat me një dhomë që mund të imagjinojnë shumë njerëz. Shtëpi të tilla, në përputhje edhe me standartet e kohës kishin një tualet, kuzhinë, dhomë fjetjeje, një dhomë për pritjen e miqve dhe një tjetër për magazinimin e sendeve dhe ushqimeve. Këto hapësira janë jo thjesht të dëshirueshme për jetesë të denjë dhe modeste, por gjithashtu nevojiten edhe për përmbushjen e disa parimeve fetare të tilla si mbrojtja e privatësisë, pastërtia dhe estetika. Kur Omer ibn Hatabi vizitoi Profetin a.s, në hadithin e sipërmërmendur, edhe pse ai u prek tejmase nga thjeshtësia e kushteve të jetesës së Profetit a.s, aq sa nisi të qajë, ai tregon se e gjeti Profetin a.s në papafingo, një pjesë e shtuar mbi katin e parë në të cilën duhet të ngjiteshe përmes një palë shkallësh të ndërtuara me dru palme. Në fund të shkallës ishte ulur shërbyësi i Profetit a.s, Rahbau, përmes të cilit Umeri mori lejen për të hyrë brenda. Pas vizitës, Umeri zbriti bashkë me Profetin a.s. Ndërsa Umerit iu desh të mbahej për të zbritur, Profeti a.s zbriti shumë lehtë, a thua se po ecte mbi tokë, pa pasur nevojë të mbahej apo të mbështetej ndokund.

Një përshkrim i pjesshëm i shtëpisë së Profetit Muhamed bëhet nga Ibn Said në librin e tij Tabakat al-Kubra. Një historian i quajtur Abdullah ibn Jezid e pa shtëpinë e Profetit a.s pak përpara se të shembej me urdhër të kalifit Uelid ibn Abdul Malik nga Siria në vitin 88/707 që donte të zmadhonte Xhaminë e Profetit a.s.

Ishin 5 dhoma me tulla balte, të ndara nga degë palme të ngurtësuara me baltë, dhe 5 salla apo dhoma të mëdha të pandara, gjithashtu të suvatuara me degë palme të ngurtësuara me baltë. Mbi dyer gjendeshin perde me cohë të zezë. Shtëpia ishte e ulët dhe tavani mund të prekej me lehtësi, mjaftonte të ngrije dorën lart.

Në librin e tij, Historia e Medinës së Shndritshme, Muhamed Iljasi pohon se secila nga shtëpitë e Profetit a.s kishte një pjesë për banim dhe një kopësht të vogël. “Kopshti rrethohej nga degët e pemëve të palmave dhe tullat me baltë të papjekur. Mbi to ishin hedhur mbulesa për të garantuar privatësinë në kopësht. Në dyer ishin varur copa të thjeshta. Në çdo dhomë reflektohej modesti dhe thjeshtësi. Përmasat e çdo dhome ishin përafërsisht 5×4 m, ndërsa kopështi i pasëm ishte 5×3 m. Një person që qëndronte brenda dhomës mund të prekte tavanin me dorën e tij.”

Burimi: profetimuhamed.info

Pin It