Bashkia, projekte ambicioze për parkimet nëntokësore dhe tregun Çam

12493957_10153893600161926_5134793337915540179_o

Një projekt ambicioz i bashkisë do të jenë edhe. Parashikohet të ndërtohen 5 parkime nëntokësore. I pari do të jetë tek Parku “Rinia”, që tashmë është miratuar nga Këshilli Bashkiak dhe do të ketë një vlerë prej 360 milionë lekë. Parkim nëntokësor do ndërtohet edhe te sheshi pranë Parkut të Teatrit i cili do ketë një vlerë prej 145 milionë lekë, te sheshi “Avni Rustemi”, te parku “3 vëllezërit Frashëri” që do kushtojë 125 milionë lekë dhe te sheshi “Italia” pranë stadiumit “Qemal Stafa”.

“Bashkia e Tiranës është e angazhuar në një projekt serioz që ka për qëllim riparimin e situatës së parkimit. Bashkia e Tiranës parashikon që nëpërmjet parkingjeve nëntokësore të mos prekë hapësirat, duke e realizuar këtë nëpërmjet formave të ndryshme të partneritetit publik­-privat.  Sipas këtij projekti do të minimizohet rastet e parkimeve në rrugë, duke mundësuar përdorimin e rrugëve për transportin publik dhe për korsitë e biçikletave, ndërkohë që pritet të ulë edhe nivelin e ndotjes në Tiranë.

Një ndër projektet e Bashkisë së Tiranës është edhe transformimi i “Tregut Çam”. Ky treg do ndryshohet tërësisht, ku do ndërhyhet në fasada dhe infrastrukturë për të rritur numrin e vizitorëve.

Sipas projektit të ri, rruga e tregut Çam  do të rikonstruktohet, ndërsa dyqanet do të rregullohen tërësisht. Po kështu do të ndërhyhet në trotuare, do vendoset ndriçim i ri dhe do ti jepet rëndësi vetë­promovimit.

Bizneset e ‘Tregut Çam do të paguajnë” një tarifë të re, por në përputhje edhe me tatimet e tjera që paguhen sot. “Pas identifikimit të zonës dhe biznesit përkatës do bëhet një plan biznesi, identifikimi i zonës do merren masa për burimet e financimit dhe do ti jepet një rëndësi marketingut”, ­ thuhet në projektin e propozuar, ku pritet të rritet edhe punësimi.

Pin It