100 projekte për një Tiranë tjetër

erion-veliaj1

Mbi 100 projekte konkrete për ti dhënë një fytyrë të re Tiranës janë prezantuar para financuesve të ndryshëm në Konferencën e Donatorëve që u mbajt në Tiranë.Në forumin që organizohet për herë të parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi ndihmën e partnerëve privatë në dy investime që ai i cilësoi prioritare për kryeqytetin: modernizimi i transportiti urban si dhe strehimi i komunitetit rom.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj theksoi se 112 projektet kanë fjetur prej kohësh në sirtarët e Bashkisë për mungesë të fondeve dhe kërkoi ndihmën e donatorëve për ti vënë në jetë.Por ndryshe nga ngjyrat që iu veshën kryeqytetit gjatë prezantimit të projekteve, Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin solli edhe njëherë në vëmendje anën e errët të metropolit shqiptar: mungesën e ujit si dhe rrugëve të pastra.

Pin It