Bateritë me litium tani punojnë nën zero gradë

 

bateri-lion

Bateritë me litium, të cilat përdoren tek  smartphone-at, tabletat, tashmë mund të punojnë edhe në temperatura ekstreme.

Një studim i publikuar në ”Nature” tregon se falë shtesës së një ‘flete’ nikeli, dhe me një shpenzim minimal të energjisë mund ti bëjë ato të afta të vetëngrohen dhe në temperatura nën zero.  Në këtë mënyrë korrenti devijohet nga lamina, kur është nën zero gradë,duke prodhuar nxehtësi. Kur ky efekt rrit temperaturën e brendshme të baterisë, aktivizohet një ‘çelës’ dhe bateria punon normalisht.

Deri tani bateritë me litium nuk mund të përdoreshin në të ftohtin ekstrem, dhe pse kishte një zgjidhje ‘rimibushjeje’ që kishte të bënte me një farë ‘kaloriferi’ të jashtëm dhe materialet izoluese rreth baterisë, por që në fakt e bënin më të rëndë dhe më të madh.

Pin It