Mini-iPhone prezantohet në mars

iPhone-2

“Mini-iPhone pritet që të prezantohet në mars të këtij viti dhe do të quhet “iPhone 5se”.

Prapashtesa ‘se’ tek iPhone 5 nënkupton ‘special edition’, që do të thotë se telefoni do të jetë një version special i iPhone 5.

iPhone 5se do të fuqizohet nga çipi A8 me ndihmës-procesorin M8. Kamera e tij parësore do të jetë 8 megapikselë, ndërsa kamera ballore do të jetë 1.2 megapikselë. Opsionet e lidhjes përfshijnë Bluetooth 4.2, VoLTE dh 802.11ac Wi-Fi. iPhone 5se do të ofrohet në ngjyrë argjendi, gri dhe ari ngjyrë rozë.

Apple thuhet se do të organizojë një event të veçantë në mars, ku do të prezantojë iPhone 5se. Thuhet se iPhone 5s do të kushtojë afërsisht 500 dollarë.

Pin It