BE, 50 milionë euro për sistemimin e azilkërkuesve

imgranteve_1

Institucioni, që përfaqëson interesat e vendeve anëtare të BE-së, bën të ditur se parashikon të mbështesë 37 projekte të reja në tërësi.

Në përfundim të takimit të bordit drejtues, Banka Europiane e Investimeve njoftoi miratimin e huadhënieve të reja prej 8.2 miliardë eurosh, ndër të cilat 3 miliardë euro janë ndarë për projekte që synojnë “përmirësim të qasjes për financimin e biznesit të vogël nëpër Europë, Ballkan, Turqi, Azi Qëndrore dhe Afrikë”.

Pas takimit, presidenti Werner Hoyer deklaroi se, “Banka Europiane e Investimeve do të mbështesë investime afatgjata për forcimin e mbështetjes ndaj strehimit social” dhe “mbrojtjes më të mirë të komuniteteve vulnerabël”.

Në reflektim të nevojës kyçe për zgjerimin e strehimit social, bordi “u pajtua për të mbështetur ndërtimin e 13 mijë banesave të reja në Francë, 3.600 në Britaninë e Madhe dhe 5.000 të tilla në Gjermani”. Projektet e mbështetura të strehimit përfshijnë edhe “50 milionë euro për pritjen e azilkërkuesve në Francë dhe për skemat e akomodimit të 46 mijë refugjatëve në Gjermani”.

Pin It