Berat Gjimshiti është futbollist i Atalantës

12509549_979150465483606_6428809185713776732_n

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Berat Gjimshiti është futbollist i ri i skuadrës italiane, Atalanta. Në aventurën e tij të re, Gjimshiti do të bartë fanelën me numrin 55.

Lajmin është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit nga Bergamo, që ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me gjigantin e mbrojtes së kuqezinjëve. Kështu, Gjimshiti i jep fund aventurës së tij tek skuadra zviceriane Zyrih, klub në të cilin kishte kaluar të gjitha moshat.

Shifra të transferimit apo edhe të pages së lojtarit nuk janë bërë të ditur.

Gjimshti ka luajtur gjashtë ndeshje për Shqipërinë dhe ka shënuar një gol.

Pin It