Berisha më i mirë se Marcheti

etrit-berisha1

Në transfertën e Bolognas, portën e Lazios do ta mbrojë sërish Etrit Berisha, i cili do të mbulojë katërkëndëshin bardhekaltër për të katërtën ndeshje rresht.

Edhe pse Marchetti është titullar në bllokun e shënimeve të trajnerit, Berisha ofron një rendiment më të mirë dhe këtë e nënvizojnë edhe mediat pranë skuadrës romane.

Sipas “La Lazio Siamo Noi”, kur luan Berisha, skuadra arrin të shfaqet më mirë dhe këtë e thonë statistikat. Në 16 ndeshjet e luajtura nga Marchetti, Lazio numëron 1.13 pikë për ndeshje me 22 gola të pësuar, 1.38 për çdo takim me një total prej 8 humbjesh, 3 barazimesh dhe 5 fitoresh.

Në krahun tjetër, Berisha numëron 15 sfida me 2.2 pikë për ndeshje, 17 gola të pësuar me 10 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje. Në vijim të analizës, “La Lazio Siamo Noi” shton se gafa e bërë në Firenze e penalizon portierin shqiptar tek i cili klubi vazhdon të mos besojë plotësisht.

Pin It