Neymar në radarin e PSG-së

neymar-barcelona-2013-hd-wallpapers-jpg

Paris Saint-Germain raportohet se e ka bërë yllin e Barcelonës, Neymar synimin kryesor për afatin kalimtar të verës.

E përditshmja franceze L’Equipe ka thënë se kampioni i Francës do ta zëvendësojë Zlatan Ibrahimoviqin, i cili në verë pritet të largohet nga Parku i Princave.

PSG-ja ka dëshiruar që në afatin kalimtar të janarit të transferojë Cristiano Ronaldon, por dënimi që ka marrë Real Madridi, për mos transferimin e lojtarëve për dy afate kalimtare, ka bërë që klubi francez të mos provojë transferimin e yllit portugez.

Pin It