Besimi është: durim dhe falënderim

Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë.”

 [Surja Ali Imran, 200]. “Kushdo që duron dhe fal, ta dijë, se në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme.” [Surja Shura, 43]. “O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit.”[5] Ajetet kuranore që flasin për durimin dhe vlerën e tij janë të shumta dhe të njohura. [Surja Bekare, 153].

Besimi është dy lloje: durim dhe falënderim. Duke qenë se besimi është i tillë, atëherë besimtari e ka më se të domosdoshme që të kapet fort pas tyre. Në Kur’anin Famëlartë, Allahu i Lartësuar e ka bërë obligim që ne ta këshillojmë njëri – tjetrin për durim.

Durimi është gjysma e besimit, madje ai është i tërë besimi. Që njeriu të adhurojë Allahun duhet të jetë i durueshëm, që të thotë të vërtetën duhet të jetë i durueshëm, që të ruajë shikimin nga gjërat e papëlqyeshme duhet të jetë i durueshëm, që ta fitojë riskun hallall duhet të jetë i durueshëm. Në ditët e sotme ne kemi shumë nevojë që të jemi durueshëm në gjithçka.

Në këtë ajet kur’anor Allahu i urdhëron besimtarët që të jenë të durueshëm, madje ata duhet ta nxisin njëri-tjetrin që jenë durueshëm. Nëse ndodh që dikush vjen tek ti për të qarë një hall, atëherë ti duhet që t’ia lehtësosh hallin qoftë edhe me fjalë të mira, t’i thuash se nuk ka njeri pa halle, ka halle e halle, t’i thuash që të durojë sepse në këtë hall që ai ka rënë patjetër që ka një urtësi nga Allahu.

 

Pin It